Të këqijat nuk kanë fund për Arsenalin. Në ndeshjet kryesore të edicionit, Arsenali nuk do të mund të llogaris në shërbimet e Peter Cech.




Portieri çek do të jetë jashtë fushave për 1 muaj. Pas dhimbjeve muskulare, stafi mjekësor ka konfirmuar se Cech duhet të pushojë nga 3 deri 4 javë.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Cech do të humbas këtë kavë derbin ndaj Tottenhamit e cila llogaritet ndoshta si ndeshja më e rëndësishme e edicionit pasi që Spurs me Leicesterin janë dy nga rivalët më seriozë për titull.




Cech poashtu do të humbas ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Vendin e tij në portë do ta zë portieri kolumbian, Ospina./Indeksonline/