Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, shprehet optimist se qytetarët do të pajisen me kartat e identitetit përpara zgjedhjeve të 28 qershorit. "Qeveria ka marrë masa që para 15 qershorit të kenë kartat dhe çdo gjë nevojitet për të plotësuar kushtet për zgjedhje të lira dhe opozita po e pengon në këtë proces", tha Godo. Politikani Godo, i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të kryesisë së Partisë Republikane zhvilloi një takim me banorë të minibashkisë nr. 6 të qytetit të Tiranës. "Zgjedhjet janë të një rëndësie të veçantë, ne jemi tashmë në NATO dhe duhet të garantojmë zgjedhje të lira dhe demokratike. Në njëzet vjet demokraci ne nuk kemi kryer kurrë zgjedhje të lira dhe të drejta. Një vend është demokratik kur bën një marrëveshje mes qeverisë dhe qytetarëve", tha Godo.