
27-vjeçari lëshoi një të majtë nga rreth 40 metra që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit vendas, për t'i dhënë ekipit të tij epërsinë në minutën e 50-të.
Për tetovarin që përfaqëson Maqedoninë ky ishte goli i katërt në 12 ndeshje, ndërsa ka dhënë edhe pesë asiste.