Gomonia që u gjet e djegur mëngjesin e sotëm në afërsi të Karaburunit, në Gjirin e Gramës dyshohet se ishte e ngarkuar me dy ton drogë.


Sipas policisë kufitare të Vlorës gomonia ishte e gjatë 12 metra, me 2 motorë, ndërsa dyshohet se ishte e ngarkuar me rreth 2 ton kanabis sativa.


Gjithashtu nga policia bëhet e ditur se në gomone ndodheshin dy shtetas italianë që kishin ardhur nga shteti fqinj për të ngarkuar lëndën narkotike.


Në momentin që kanë kuptuar se po ndiqeshin nga policia i kanë vënë flakën gomones me drogë dhe janë larguar. Policia vazhdon operacionin në ndjekje të dy shtetasve italianë e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar për trafikun e drogës.


gomonia-e-djegur-ne-vlore

Ne foto: Gomonia e djegur e braktisur ne Karaburun


gomonia-e-djegur-ne-vlore2

Ne foto: Gomonia e djegur e braktisur ne Karaburun


14997150_10209433598270588_1847288112_n

Ne foto: Gomonia e djegur e braktisur ne Karaburun


15086458_10209433599030607_588074673_n

Ne foto: Gomonia e djegur e braktisur ne Karaburun


15050367_10209433601510669_2115402439_n

Ne foto: Gomonia e djegur e braktisur ne Karaburun


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter