Vijojne kerkimet per gomonen me tre persona ne bord e cila rezulton e zhdukur qe prej mengjesit te se dieles.

Policia kufitare ka kontaktuar disa here ne telefon me pasagjeret e gomones dhe sipas te dhenave rezulton qe gomonia te jete diku prane brigjeve malazeze.

Edhe policia malazeze eshte vene ne kerkim te gomones se zhdukur e cila per te treten dite ndodhet ne mes te ujerave.
Familjaret e tre personave qe ndodhen ne gomone kane shkuar ne portin e Shengjinit sepse mendohet qe nese gjenden ata do te nxirren ne kete port.

Sipas te dhenave te policise gomonia eshte nisur mengjesin e se dieles kur deti ishte shume i qete dhe me pas per shkak te prishjes se motit apo ndonje defekti ererat detare e kane shtyre gomonen shume ne veri duke e kaluar deri prane brigjeve te Malit te Zi.

Gomonia rezulton te jete e jashtligjshme por kjo ceshtje do sqarohet pasi te gjenden tre personat.