Policia konfirmon se mjeti lundrues i konstatuar ne ujerat kroato-malazeze nuk ishte gomonia shqiptare e humbur prej ditesh ne det te hapur.

Nderkohe ekipet e shpetimit vazhdojne punen per te gjetur gomonen me tre peshkatare ne bord ne ujerat territoriale te Malit te Zi dhe Kroacise.

Pak me pare u dha nje lajm per lokalizimin e gomones, nderkohe qe policia sqaron se nuk behet fjale per mjetin lundrues, per te cilin kane nisur kerkimet prej me shume se 74 oresh.

Ne gomonen e zhdukur udhetojne peshkataret, Romeo Purizo e Sotir dhe Niko Golaj.

Sipas te dhenave te policise gomonia eshte nisur mengjesin e se dieles kur deti ishte shume i qete dhe me pas per shkak te prishjes se motit apo ndonje defekti ererat detare e kane shtyre gomonen shume ne veri duke e kaluar deri prane brigjeve te Malit te Zi.

Gomonia rezulton te jete e jashtligjshme por kjo ceshtje do sqarohet pasi te gjenden tre personat.