gomonePolicia kufitare ka dhënë të tjera detaje lidhur me gomonen e gjetur e djegur një ditë më parë në vendin e quajtur Gjiri i Shën Andreas në Karaburun. Sipas policisë, mjetit tip gomone  me gjatësi 12 metra, me dy motorë të markës Mercury” me fuqi motorike 350hp iu vu flaka nga trafikantët në momentin që u pikasën nga policia.


Policia informon se gomonia në pjesën fundore ishte i djegur plotësisht ndërsa në bordin e mjetit vazhdonte të digjej një lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kanabis sativa


Në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë plastike lëndë e dyshuar kanabis sativa dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane, sqaron policia.


Po gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar u gjetën edhe disa pako të mëdha me lëndë narkotike. Përreth vendit ku u konstatua gomonia si dhe në zonën e pyllëzuar u gjet dhe u sekuestrua rreth 224 kg lëndë narkotike.


15 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)