Si të zgjidhet një problem sikur email-i?
Ekipi i Gmail-it të Google-s, siç raporton CNN, mendon se e di mënyrën: kjo fal një aplikacioni të ri të quajtur Inbox.
Inbox-i i cili u lansua të mërkurën e sjellë një mënyrë tjetërfare në trajtimin e ortekut ditor të email-ave. I krijuar posaçërisht për përdoruesit e telefonave mobil, Inbox-i i klasifikon dhe i kthen email-at në rikujtues, i thekson pjesët e rëndësishme dhe shton informata të jashtme që konsideron se janë të dobishme.
Edhe pse njerëzit po u kthehen aplikacioneve të tjera për të komunikuar më shpejtë nga telefoni i tyre - si aplikacionet për mesazhe, rrjetet sociale, tekste - prap email-i mbetet mënyra e pazëvendsueshme, edhe pse nganjëherë irrituese, e komunikimit nga pajisjet elektronike. Mund t'i filtrosh mesazhet e padëshiruara, gjë për të cilën Gmail-i shquhet, mirëpo ende është një sasi e madhe e email-ave legjitim me të cilët duhet të merremi.
Shumë kompani kanë provuar të përmirësojnë përvojën me email. Kohët e fundit, Gmail ka filluar kategorizimin e email-ve në mënyrë automatike duke i vendosur në inbox etiketa të ndryshme si shoqërore, promocione dhe përditësime.
Inbox funksionon duke i grumbulluar mesazhet e njëjta sikurse faturat të cilat Google i quan "Bundles". Mundeni ta programoni një pako që të shfaqet vetëm në intervale të veçanta kohore, për shembull një herë në javë. S'ka nevojë që t'i lexosh të gjitha fjalët në një email që të kuptosh pjesët interesante. Inbox do t't nënvizojë pjesët kryesore në email si informacionin e kontaktit, numrat e konfirmuar ose fotot.
Inbox tani funksionon vetëm me ftesë. Është në dispozicion si aplikacion i iOS dhe Android-it, si dhe si pamje në desktop (vetëm për përdoruesit e shfletuesit Chrome). /lm/