Gjurmët e planetit Mars mund të shihen në “transmetim” të drejtpërdrejtë duke nisur që tani në kompjuterët tuaj në shtëpi me programin e “Google Earth”. Miliona vëzhgime aliene mund të zmadhohen mbi planetin e kuq, duke pasur pamjen e tij më afër se kurrë. “Google Earth” lançoi “Google Mars” me “NASA”-n muajin e kaluar. Përdoruesit mund të shikojnë imazhet e kamerës “Themis” mbi Mars të transmetuara nga anija kozmike “Odyssey”. Ata do të kenë mundësi të shikojnë orbituesit, të hetojnë mbi sipërfaqen e territorit marsian dhe të shikojnë ‘fytyrën’ e planetit. U desh shumë kohë derisa kjo të realizohej, por tani imazhet mund të shihen në kohë reale. Bastexhinjtë i kanë prerë bastet mbi gjetjen e jetës në Mars këtë vit me oferta nga  500/1 në 50/1.