Mario Gotze është shprehur se është i lumtur tek Bayern Munchen dhe ka shtuar se është i gatshëm të luajë aty ku dëshiron trajneri Pep Guardiola.
Lojtari i kombëtares gjermane luajti si një sulmues i fshehur në fitoren 2-0 të bavarezëve ndaj Borussia Monchengladbach ditën e premte pasi më parë ka luajtur si sulmues krahu apo organizator. Vetë 21-vjeçari ka thënë se nuk ka një pozicion të preferuar: “Ndihem mirë kur luaj në sulm sepse nuk ka shumë ndryshim nga pozicionet e tjera ku kam luajtur.” “Trajneri më thotë të luaj aty ku ai mendon se është më mirë për ekipin. Ndihem mirë si sulmues qendre ose si sulmues krahu. Nuk e kam problem”, shtoi ish-lojtari i Borussia Dortmund. Mario Gotze ka shënuar 5 gola në 12 ndeshje të zhvilluara deri tani me Bayern Munchen. / Top Channel