Ylli i Borussia Dortmundit, Mario Gotze ka theksuar se ndihet shumë mirë te kampioni i Gjermanisë dhe shtoi se mund të vazhdojë kontratën e tij në klub.

19 vjeçari vazhdimisht spekulohet me transferim te gjigantë të futbollit evropian përfshirë Barcelonën, Real Madridin, Chelsean e Arsenalin. Megjithatë, ai duket i kënaqur në Dortmund.

“Sigurisht se mund të paramendojë vazhdimin e kontratës me Dortmundin. Gjithmonë kam thënë se ndihem shumë mirë këtu dhe kjo nuk ka ndryshuar”, tha Gotze për Bild.