Kili hodhi një hap të madh në kualifikimin për në raundin me eliminim direkt në Kupën e Botës pas fitores 1-0 kundër Zvicrës, që nga ana e saj luajti me dhjetë lojtarë për 60 minuta pas ndëshkimit me karton të kuq të shqiptarit Valon Behrami.



Mark Gonzales shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të pas një harkimi nga Esteban Paredes.


Kili pas dy ndeshjeve ka pikë të plota, 6, duke marrë edhe kryesimin e grupit, pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 1-0 me Hondurasin.


“Ne patëm shumë fat afër fundit të ndeshjes kur edhe shënuam golin”, - tha Gonzales, i cili luajti si zëvendësues. “Ne u përpoqëm të bënim më të mirën tonë, të luanim fort dhe e gjetëm golin. Ky është një moment i madh për mua dhe për ekipin tonë”.


Rezultati i mban ekipet nga Amerika e Jugut të pa thyera. Kili, Brazili dhe Argjentina dhe i kanë fituar të dyja ndeshjet, ndërkohë që Uruguai dhe Paraguai kanë fituar një dhe barazuar një secila.


Kili fitoi avantazhin numerik kur Valon Behrami i Zvicrës u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 31-të për një ndërhyrje të ashpër ndaj kilianit, Arturo Vidal.


“Për mua ishte një vendim i pabesueshëm”, - tha pas ndeshjes kosovari i natyralizuar si zviceran, në lidhje me vendimin e gjyqtarit Khalilk Al Ghamdia.


“Ishte vetëm një kontakt i vogël me duart e mia te qafa e tij, kur ai u rrëzua poshtë sikur të kishte marrë një goditje me bërryl. Gjithkush mund të bëjë një gabim, por ky gabim ishte shumë, shumë i madh për mua, pasi është një ëndërr të luash në Kupën e Botës”.


Kiliani Vidal pranoi se ai ishte i befasuar nga kartoni i kuq.


“Unë ndjeva bërrylin e tij në qafën time”, - tha Vidal. “Përfundimisht ishte për karton të verdhë, por nuk e parashikoja se ai do të nxirrej jashtë”.


Trajneri i Zvicrës, Otmar Hitcfeld, tha duke akuzuar lojtarin kilian për shfaqjen e treguar: “Kartoni i kuq nuk ishte një i tillë nga këndi im i vështrimit”.


“Të marrësh një karton të ku e bën të vështirë të mbrosh qëllimin tënd për 60 minuta të tjera, veçanërisht për ekipe të tilla si Kili”, - tha Hitcfeld. “Kartoni i kuq nuk ishte as për karton të verdhë. Sigurisht, që unë jam i nervozuar”.


Kili festoi pasi futi topin në rrjetë, por tre nga lojtarët e tyre ishin në pozicion jashtë loje. Pasi Gonzales shënoi, secili ekipi pari shanse për të shënuar.


Zvicra, që mundi Spanjën në ndeshjen e parë (1-0), tashmë ka 3 pikë kur ka mbetur edhe një takim kundër Hondurasit, por ka golaverazhin 1-1.


Lojtari tjetër shqiptar i aktivizuar si zëvendësues te Zvicra, sulmuesi Albert Bunjaku, dha një pas të artë disa minuta përpara përfundimit të ndeshjes, por Eren Derdjok nuk arriti të barazojë rezultatin, duke mos gjuajtur saktë.


Zvicër-Honduras dhe Kili-Spanjë janë dhe ndeshjet e fundit të grupit H, takime që do të luhen të premten në mbrëmje.


“Ne jemi në pozicion të mirë dhe ne kemi edhe një ndeshje akoma për të provuar veten”, - tha Gonazales, duke iu referuar ndeshjes kundër Spanjës në Pretoria.


Trajneri Hitcfeld tha se ai ishte i bindur se Zvicra do të përparojë pavarësisht numrit të pikëve që ka aktualisht.


“Unë jam i sigurt, se nëse ne do të fitojmë kundër Hondurasit ne do të kualifikohemi për raundin me 16 skuadra”, - tha trajneri i Zvicrës.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 21 Qershor 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili