Një sasi e madhe parash është vjedhur nga kasaforta e teatrit Skampa në Elbasan.


Burimet e Policisë thane se autorët kanë hapur dyert e teatrit dhe kane shkuar direkt tek kasaforta ku kanë grabitur shumën monetare, e cila dyshohet se është rreth 4 mijë euro.


Report tv raporton se financierja e institucionit ka deklaruar se paratë e grabitura nuk ishin të teatrit, por të sajat.


Ajo është shprehur në polici se shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania, ndërsa i kishte lënë në kasafortë për siguri, pasi bankat janë mbyllur në fundjavë.


Financierja ka deklaruar të ardhurat e teatrit nga biletat nuk mbahen në kasafortë, por dërgohen menjëherë në bankë.


Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.