Një grabitje me armë në një banesë,  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 04:00, në Rrashbull të Durrës në kantinën e verës Gjergj Kastrioti, ku tre persona me maska, kanë hyrë në ambientet e Kantinës, kanë lidhur rojën dhe në një nga zyrat kanë marrë një kasafortë.


Më pas kanë marrë edhe mjetin e Kantinës, furgon tip benz me targa DR 3538 D dhe janë larguar. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


19 qershor (gazeta-Shqip.com)