Në konferencën për mediat nga Aeroporti i Rinasit, dy ditë pas grabitjes së 10 milionë eurove, ministrja Belinda Balluku tregoi edhe masat që qeveria i ka kërkuar koncesionarit që të merren këtej e tutje.


Ajp tha se është kërkuar  të identifikohen makinat e aeroportit përmes çipave dhe të ketë një sallë kontrolli që të sinjalizojë menjëherë sapo ka një incident si ky i fundit.


Nuk e prisnim që kjo ngjarje të ndodhte, megjithatë shteti ka qenë i vëmendshëm, dhe reagimi i policisë ka qenë brenda sekondash, se për ndryshe do kishim pasur të njëjtën histori, personi që u vra gjatë aksionit do të na rikthehej pas gjashtë muajsh me gjasë. Ne kemi kërkuar që të identifikohen makinat e aeroportit përmes cipe dhe të sinjalizohen për çdo rast që preket gardhi. Koncensionari nuk është i interesuar të investojë për të ruajtur sigurinë, duke cënuar sigurinë kombëtare. Kjo është një çështje që duhet hetuar nga Prokuroria, siç tha dhe Presidenti, tha Balluku.


Ministrja e Infrastrukturës theksoi se nuk do të ulet më në bisedime me menaxhmentin e TIA-s, pasi ata kanë treguar mungesë profesionale.