VLORE- Policia e Vlores ka publikuar dje, shifren rekord te shperblimit per informatorin qe do te jape te dhena te sakta per autoret e grabitjes se deges se bankes "Intesa Sanpaolo" dhe vendndodhjen e tyre. Dje eshte vene ne dispozicion shifra e 30 mije eurove dhe lajmin e konfirmoi zedhenesi i Policise se Qarkut. Megjithese jane kryer kontrolle ne te gjitha zonat e dyshuara, uniformat blu kane mundur te sigurojne si prova vetem kaseten filmike te bankes dhe makinen e djegur ne periferi te qytetit, lagjja "10 Korriku". Por edhe pas publikimit te shperblimit, policia nuk njoftoi per shumen e grabitur prej sporteleve te bankes nga kater te dyshuarit e armatosur dhe te maskuar.


Grabitja e bankes ne zonen e Skeles, ndodhi rreth ores 13:30 te dites se hene. Sipas hetimeve te policise dhe deshmive te punonjeseve e klienteve ne ambientet e bankes, tre persona te armatosur me automatike dhe te maskuar me corape te zeza, pasi kane kercenuar e dhunuar rojen e brendshme te bankes, detyruan arketaren te boshatise kasaforten. Me pas, po nen terrorin e armes, jane larguar se bashku me parate. Burime nga policia bene te ditur se pak kohe me vone, ne afersi te lagjes "10 Korriku" eshte bere e mundur gjetja e nje automjeti te tipit "Benz", me targa te Tiranes, ngjyre e erret. Mjeti ishte perfshire nga flaket, ku ishte djegur pjesa e brendshme e tapicerise. Sipas policise, dyshohet qe ky te jete mjeti qe mund te jete perdorur prej grabitesve per te bere transportin e tyre dhe te parave, para dhe pas grabitjes, kurse djegia e tij eshte bere per te humbur gjurmet e gishterinjve dhe cdo shenje tjeter.


Nga hetimi i kryer rezulton se autoret kane mbushur te pakten 2 canta me para ne valute dhe leke, por shifra mbetet ende mister. Policia vendosi te jepte 30 mije euro shperblim, duke lene te kuptohet se shuma e grabitur eshte e madhe dhe autoret kane pasur informata te sakta per kete sasi lekesh ne arken e bankes. Deri dje ne mbremje, nuk ka pasur asnje te ndaluar apo te shoqeruar, ndersa nen hetim jane te gjithe punonjesit e bankes deri ne sqarimin e plote te ngjarjes. Policia dyshon se autoret mund te jene kontingjent te njohur ne kryerjen e vjedhjeve apo grabitjeve dhe se kane vepruar me nje plan paraprak te sakte.