Minimizimi i humbjeve në rrjet lë qytetarët pa energji elektrike

Tetë muaj pasi qytetarët shqiptarë janë mbifaturuar për energjinë nga OSSH, asnjë prej tyre nuk ka marrë kompensimin. Mbifaturimi i muajit dhjetor të vitit të shkuar po mbahet peng nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Kjo kompani jo vetëm që





nuk ka plotësuar detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë por merr edhe masa ekstreme deri në ndërprerje të energjisë pa asnjë paralajmërim. Ndërkohë shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se çdo popull tjetër në rajon faturën e energjisë. Kështu, fatura e energjisë në vendin tonë është 64 për qind më e shtrenjtë se në Maqedoni. Çmimi mestar i energjisë elektrike në Maqedoni është 6.7 lekë për kilovat orë. Në Shqipëri një kilovat orë energji elektrike kushton 13 lekë. Çmimi i energjisë elektrike që paguhet nga familjet shqiptare është jo vetëm më i larti në të gjithë rajonin, por edhe shpenzimet për energjinë në Shqipëri zënë peshën me të madhe në krahasim me të ardhurat mujore. Nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike është rritur me 13 për qind. Enti Rregullator, vendosi rritjen e çmimit të energjisë për të tre operatorët në treg, prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen.


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"