Policia e Durrësit ka vënë 30 mijë euro në dispozicion për të gjithë ata që japin informacion për kapjen e autorëve të ngjarjes.


Aktualisht, prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë autor të dyshuar për ngjarjen e rëndë ku besohet se u grabitën rreth 1 milion euro (shumë e papërcaktuar).


Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja, thuhet në deklaratën e policisë.


Policia e Durrësit siguron qytetarët se do të ruhet anonimati për çdo informacion që do të jepet dhe do të vlerësohet maksimalisht.


Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose  të shkruani  në adresën e-mail,  policiadurres@gmail.com si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se  Drejtoria Vendore e Policisë Durrës,  po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, thuhet më tej.


/Ora News/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter