Kryetari demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat foli për grabitjen e ndodhur dje në Rinas. Basha theksoi se kjo është dëshmi e qartë e gjendjes në të cilën ndodhet shteti dhe kryesisht policia.


Në Rinas ku është zona me e sigurt kryhet grabitje me armë në mes të ditës, çdokush e kupton në ca niveli është policia, në ça niveli është katandisur rendi dhe siguria, theksoi kryedemokrati.


Veç kësaj Basha denoncoi edhe dhunën e ushtruar nga policia kundër banorëve të Bregut të Lumit.


Nga përplasja 3 qytetarë përfunduan në spital. Një 76-vjeçar me çcarje në kokë, një grua me thyerje në këmbë dhe një tjetër me fraktura. Policia po përdoret për një qëllim, luftën kundër popullit, luftën kundër njerëzve të pafajshëm.


Në këto dy muaj është përdorur gaz më shumë se çdo herë. Prandaj protestojmë të shtunën më 13 prill në Tiranë, deklaroi Basha.