Rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit u realizua një grabitje spektakolare, nga 3 autorë të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake.



Njëri nga autorët nuk ia doli të mbijetonte në shkëmbimin e zjarrit me efektivët e FNSH në një prej rrugëve dytësore, të quajtur rruga e Hurmave që të nxjerr në Fushë-Krujë.


Mësohet se dy shokët e tij e kanë hedhur trupin e pajetë në lumin Tërkuz, ku edhe u gjet nga policia.



Pas rreth dy orësh nga grabitja e thasëve me para që do të nxirreshin jashtë Shqipërisë me avionin e linjës Tiranë-Vjenë, trupi i pajetë i grabitësit është transportuar me ambulancë për tu dërguar në morg për ekspertizën.