Për ministrin Sandër Lleshaj, siguria kombëtare është cenuar dhe sështë e denjë që të thuhet se është rrëzuar në rastin e grabitjes së 10 milionë eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit.


Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Kushdo mund të ketë të drejtë ti japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na çon gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas, u shpreh Lleshaj.


Por ministri i Brendshëm duket se e teproi disi kur tha se isntrumentet e sigurisë së shtetit shqiptar funksionuan në mënyrë perfekte, në një kohë që për 90 sekonda, 5 grabitës morën 10 lm euro nga bagazhet e një avioni dhe prej dy ditësh nuk janë gjetur.


Duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë krenarë që instrumentet tanë të sigurisë funksionuan. Ra siguria e aeroportit, por Policia e Shtetit ndërhyri në kohë, arriti ta dominojë situatën ndaj një grupi të ashpër e barbar kriminal.  Ata kanë rrezikuar seriozisht jetën, por ja dolën të sigurojnë prova të rëndësishme që shumë shpejt do çojnë te autorët, tha Lleshaj.


E për të vendosur theksin te reagimi i shpejtë i FNSH, ai nënvizoi se grupi i Admir Murataj është arratisur nga një burg i një vendi të një shtetit të Bashkimit Europian, por nuk është shpallur turp kombëtar arratisja e tyre.


Dhe meqenëse përmendet dorëheqjen.  Unë skam luftuar për ta marrë këtë post. Unë them mos të kalojmë në një situatë histerie kolektive për një ngjarje lehtësisht e plotësisht të menaxhueshme që do të zgjidhet. Situata nga sot në aeroportin e Rinasit është maksimalisht e qetë dhe veprimtaria e aeroportit do të vazhdojë e pacënuar dhe me siguri maksimale, u shpreh Lleshaj.