Grabitja e sotme në aeroportin e Rinasit për ironi të fatit ka ndodhur vetëm pak momente pasi aty kanë kaluar Kryeministri dhe Presidenti.


Burime të “Dita” bëjnë me dije se kryeministri është larguar sot nga aeroporti në orën 11:40 me kompaninë Alitalia në drejtim të Romës. Nuk bëhet e ditur axhenda e takimeve dhe destinacioni final.


Zyra për mediat nuk e ka komentuar këtë udhëtim të kryeministrit, i cili ka qenë i shoqëruar nga ministri Klosi dhe këshilltari për mediat, Endri Fuga.


Por pak minuta përpara grabitjes në Rinas pikërisht në orën 14:20 minuta ka zbritur edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai ka qenë në Vienë në një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.


Si rregull kur lëvizin krerët e shtetit, masat e kontrollit janë më të larta dhe policia dhe siguria është në gatishmëri, por siç edhe u duk, ata mund të merreshin peng.