Grabitja ne Rinas (3)Policia e Durrësit vë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që jep informacion të vlefshëm për kapjen e autorëve të grabitjes së ndodhur dy ditë më parë në Rinas. Policia garanton qytetarët se në çdo rast do të ruhet anonimati i për çdo informacion që do të jepet dhe do të vlerësohet maksimalisht.


Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin Nënë Tereza, më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja. Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail, policiadurres@gmail.com si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, thuhet në deklaratën e policisë.


2 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)