Autoret dogjen furgonin me targa te falsifikuara qe t'i shpetonin ndjekies se policise ne "Pyllin e Sodes"


Nje nga grabitjet me te shpejta, po qe per pak u ka kushtuar prangat ne flagrance anetareve te "Hakmarrjes.." sipas hetimeve te kryera eshte ajo e Bankes se Kursimeve Vlore ne 20 janar te vitit 1995. Plani i thurrur qe ne Tirane per pak sa nuk ka deshtuar prane vendit te quajtur "Pylli i Sodes". Por masat jane marre menjehere duke siguruar nje furgon ngjyre blu dhe falsifikuar targat e mjetit. Prokuroria thote se nga deshmite e marra ndaj te dyshuarve pas arrestimit ne vitin 1996, mesohet se grabitja eshte kryer nga Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Enkeled Agaj. Ndersa Agaj qendronte ne furgon, kater te tjeret kane marre nga arka e bankes te maskuar dhe te armatosur 2,5 milione leke, por nuk kane mundur me tej. Sinjalizimi me borie te makines nga ky i fundit i ka vene ne levizje, madje duke rrezikuar edhe ndjekien nga nje motor i policise rrugore. Me poshte versioni i prokurorise per kete ngjarje.


...Ne fillim te vitit 1995, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti, Nikolin Novruzaj dhe Enkeled Agaj, kane biseduar dhe bere plan per vjedhjen e deges se Bankes se Kursimeve, te ndodhur ne qytetin e Vlores. Per kete qellim te pandehurit jane nisur nga qyteti i Tiranes, me autoveturen e markes "Alfa Romeo" model "33", e cila ishte ne pronesi te te pandehurit Orik Shyti. Me vete kane marre edhe armet qe do te perdornin ne momentin e vjedhjes. Mbasi kane arritur ne qytetin e Vlores, te pandehuri kane studiuar vendin se nga do te largoheshin pas kryerjes se vjedhjes dhe gjate rruges ku ata po ecnin. Ne vendin e quajtur "Pylli i Sodes", automjeti ka pesuar defekt dhe te pandehurit me propozim te Orik Shytit e kane djegur ate. Ne keto kushte i pandehuri Orik dhe Enkeled Agaj, jane kthyer ne qytetin e Tiranes, ku kane marre nje furgon te markes Volkswagen, me ngjyre bojqielli, ne pronesi te te pandehurit Kreshnik Spahiu. Pikerisht kete furgon, te pandehurit do ta perdonin ne diten qe do te realizonin vjedhjen per te shkuar dhe per t'u larguar nga vendi i ngjarjes. Ne daten 20.01.1995, rreth ores 11.00, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin Novruzaj, Leart Shyti dhe Enkeled Agaj, kane hipur ne furgonin e mesiperm, te cilit i kishin vendosur targa te Vlores (VL) dhe kane shkuar ne afersi te Deges se Bankes se Kursimeve, Vlore. Ata kishin me vete arme zjarri, si dhe disa maska qe do t'i perdorinin gjate realizimit te vjedhjes. Ne momentin qe te pandehurit kane konstatuar se polici nuk ndodhej ne vendin e tij te detyres, jane afruar me furgon dhe kane ndaluar perpara deres. Agaj, i cili drejtonte automjetin, ka qendruar ne furgon duke e mbajtur ndezur, ndersa kater te pandehurit kane zbritur me shpejtesi nga automjeti. Qe te kater kane qene te armatosur dhe kane vendosur ne koke maskat. Te pandehurit Orik dhe Nikolin, kane shkuar ne banak tek vendi ku ndodhej valuta, ndersa te pandehurit Altin dhe Leart u kane drejtuar armet personave qe ndodheshin brenda ambienteve, me qellim qe te neutralizonin cdo reagim te mundshem te tyre. Nderkohe qe te pandehurit ndodheshin brenda ambienteve dhe po merrnin sasine e parave, te cilen e fusnin ne nje cante te zeze, Enkeled Agaj, i ka rene disa here borise dhe i ka dhene gaz automjetit. Ata jane larguar me shpejtesi, duke marre me vete shumen prej rreth 2.539.500 leke. Te pandehurit kane marre rrugen qe te con tek vendi i quajtur "Pylli i Sodes" dhe diku rruges, te pandehurit Orik, Altin dhe Nikolin kane zbritur nga furgoni, ndersa i pandehuri Leart dhe Enkeled Agaj, kane vazhduar te ecin me furgon. Duke qene se ata po ecnin me shpejtesi, kane terhequr vemendjen e deshmitarit Perparim Devolli, i cili ishte me detyre polic i qarkullimit rrugor dhe me motorin e tij te punes eshte vene ne ndjekje te tyre. I pandehuri Leart dhe Enkeled Agaj kane arritur qe t'i shkeputen deshmitarit Perparim dhe kane ndaluar furgonin anes rruges qe kalon neper "Pyllin e Sodes", duke i zbritur prej tij, sperkatur me benzine dhe vene flaken.


"Furgonit i vune targa false, parate u ndane te barabarta"


Prokuroria ne dosje cileson se zbulimi i kesaj ngjarje eshte bere i mundur nga deshmite e te dyshuarve pjesmarres ne grabitje, Leart Shyti, Pasho Novruzaj, Nikolin Novruzaj dhe Enkeled Agaj, te cilet kane shpjeguar ne menyre te hollesishme menyren se si eshte vepruar, rrethanat e djegjes se mjetit, vleren e parave te vjedhura. "Nga theniet e tyre rezulton implikimi ne kuadrin e bashkepunimit per kryerjen e ketij episodi kriminal te te pandehurve Orik Shyti, Altin Arapi, Leart Shyti dhe Nikolin Novruzaj", thuhet ne material. Nderkohe qe deshmitaret Etleva Cekodhima, Lejla Bani, Olimbi Kocollari, Alma Nazeri dhe Mirela Bimo, shpjeguan se autoret ishin me nje furgon me ngjyre bojqielli, ose blu e celet. Po keshtu me ane te procesverbalit te keqyrjes se mjetit tip furgon eshte verifikuar djegia e tij ne vendin e quajtur "Pylli i Sodes", kurse targat ishin te montuara me dy vida dhe poshte tyre, viheshin re percinat e keputura, keputje e cila dukej e fresket, kurse numri i shasise ishte ZAR905A40*05312176. "Te pandehurit Nikolin Novruzaj, Pasho Novrozaj si dhe shtetasi Enkeledi Agaj kane deklaruar se vjedhjen e kane realizuar me maska te cilat i kishin te hapura tek syte dhe goja", shkruhet ne dosje. Sasine e parave te vjedhura autoret e kane ndare ne pjese te barabarta midis tyre. Fakti i vjedhjes eshte provuar edhe nga shpjegimet e deshmitareve, Etleva Cekodhima, Lejla Bani, Olimbi Kocollari, Alma Nazeri dhe Mirela Bimo. Keta deshmitare shpjeguan se vjedhja ka ndodhur rreth ores 11.00-11.30 dhe kete e verteton procesverbal i keqyrjes se vendit te ngjarjes date 20.01.1995, se bashku me skicen dhe tabelen fotografike, dokumentoi ne menyre te hollesishme, vendin se ku ndodhej banka, ambientet e saj te brendshme, pozicionin e banakut, kasafortes ku ndodhehsin parate.