Gramoz Ruci do te jete drejtuesi i grupit parlamentar te Partise Socialiste. Kryesia e PS-se miratoi dje ne menyre unanime marrjen e kesaj detyre nga Ruci. Por vete ish-kreu i grupit gjate legjislatures se fundit ka kerkuar qe zgjedhja e tij te behej me votim te fshehte nga te gjithe anetaret e grupit parlamentar te zgjedhur ne 23 qershor. Votimi eshte zhvilluar ne seline e PS-se, nga ku ka rezultuar se gjithe deputetet e Partise Socialiste kane votuar per caktimin e Rucit ne kete detyre. Gjate diteve te fundit u fol per nje gare brenda Kryesise se PS-se per mbajtjen e ketij posti. Por ne mbledhjen e djeshme te kryesise mesohet se eshte paraqitur vetem kandidatura e Rucit pa pasur kontestime. “Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Rucit per Kryetar te grupit parlamentar te Partise Socialiste, vendim qe do te formalizohet ne mbledhjen e grupit, sot ne mesdite”,- beri te ditur dje Drejtoria e Informacionit ne Partine Socialiste. Gjate mbledhjes me deputetet Rama e cilesoi si te ndryshme zgjedhjen e Rucit ne krye te grupit. “Nis pergatitja e ketij grupi te ri kuvendor, me rizgjedhjen krejt natyrale te kryetarit te grupit, Gramoz Ruci. I cili, dhe pse gezon konsensusin me te plote, me deshiren e tij si gjithmone, ka kerkuar kalimin permes votimit te fshehte te kandidatures se vetme”,- tha Rama. Gjate diteve te vijim, PS-ja pritet te beje dhe zgjedhjen e posteve te tjera qe lidhen me grupin parlamentar. Vec sekretareve te grupit, PS do te perzgjedhe dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare ne Kuvend.