Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi është takuar sot me Ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin.


Në njoftimin e dhënë nga ambasada ruse, bëhet e ditur se në takim janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri.


Ambasadori Aleksandër Karpushin u prit dje në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Gramoz Ruçi. Gjatë bisedës u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri, me theks të veçantë tek zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve ndërparlamentare,- thuhet në njoftimin e Ambasadës Ruse në Tiranë.


12 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)