GRAMSH- Gjendet pas gjashte dite kerkimesh, trupi i viktimes se katert te aksidentit tragjik te ndodhur te shtunen e kaluar ne aksin Kodovjat-Mollegrabove te Gramshit. Automjeti furgon me targe KO1893B, qe drejtohej nga Elis Sogani 32-vjec, trupi i te cilit u gjet dje, ka devijuar nga aksi i rruges duke u rrokullisur ne humnere e duke perfunduar ne dallget e lumit te Graboves, se bashku me kater personat qe ishin ne te. Burime zyrtare te policise njoftuan dje pasdite se trupi i shoferit Sogani eshte gjetur i fundit, duke finalizuar kerkimet e gjata per te nxjerre nga lumi 4 te rinjte. Trupi eshte gjetur ne thellesi te ujerave te lumit Devoll, 15 km nga vendi ku ndodhi aksidenti, ne zonen e quajtur Kodovjat. Mesohet se trupi i shoferit ka qene i demtuar rende dhe eshte gjetur nga banoret e zones. Ne vendngjarje ka edhe forca te shumta policie. Per shkak te reshjeve si dhe prurjeve nga malet, ujerat e shumta te lumit e kane veshtiresuar tej mase kerkimin e trupit te tij, nderkohe qe veshtiresi ka pasur edhe per nxjerrjen e trupave te tjere. Nga hetimet dyshohet qe shkak i aksidentit te rende te kete qene shpejtesia si dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, por nuk perjashtohet edhe konsumimi i sasive te medha te alkoolit ne nje prej lokaleve te fshatit.
Hetohen mosmarreveshjet mes ciftit te ri, 26-vjecarja nga Lushnja nuk pergjigjet. Pyeten edhe familjaret e te humbures