Grate shqiptare kryejne shume pak, per te mos thene fare, vizita shendetesore tek mjeku para se te marrin vendimin te lindin femije. Sipas nje studimi te fundit mbi shendetin riprodhues ne Shqiperi, rezulton se kujdesi shendetesor i grave para lindjes eshte ne nivele shqetesuese dhe renditet nder me te uletit ne Evrope dhe Azine Qendrore.


Studimi


Ndersa shifrat zyrtare raportojne per nje mbulim maksimal te kujdesit per nenat e reja, 1 ne 5 gra qe ka lindur ne periudhen 1997- 2008, nuk ka bere asnje vizite para lindjes. Kjo eshte nder shifrat me te larta te rajonit, e ngjashme me ato te Azise Qendrore. Sipas studimit, 70 per qind e sherbimit antenatal (para lindjes) ka qene i papershtatshem, minimumi 4 vizita antenatale dhe vetem 1 ne 5 gra eshte ndjekur edhe pas lindjes, gjate fazes postnatale. "Pas lindjes cdo grua e ka te nevojshme te kryeje nje vizite mjekesore, maksimumi deri pas 6 javesh. Por kjo respektohet shume pak ne vendin tone dhe pikerisht vetem nje nga nenat e reja, kthehet brenda ketij afati te kryeje nje vizite gjinekologjike", thuhet ne studimin e Institutit te Shendetit Publik.


Problemet


Nder pese arsyet e vdekshmerise foshnjore dhe semundshmerise ne vendin tone, specialistet vleresojne nivelin arsimor dhe social ekonomik te nenes. Sipas te dhenave te studimit, intervalin mes lindjeve, si faktor mbrojtes kunder vdekshmerise nen 5 vjec i cili jo shpesh merret ne konsiderate. Nje tjeter shkak per rritjen e larte te vdekjeve, jane mundesite shume te pakta te grave per te shkuar ne qendrat shendetesore, sidomos ne zonat rurale. Sipas mjekeve gjenokologe, rritja e varferise, kequshqyerja si dhe niveli i ulet kulturor i popullates, kryesisht ne zonat rurale, ka rritur vitet e fundit numrin e vdekjeve te foshnjave qe lindin para kohe. Sipas te dhenave rezulton se ky numer eshte 40 here me i larte se vdekjet ne lindjet normale. Pervec vdekshmerise se larte, rreth 70 per qind e femijeve qe lindin para kohe, vuajne dhe probleme te renda te sistemit nervor apo te fizikut. Sipas specialisteve, e rendesishme eshte instalimi i aparaturave te ekografive qe identifikojne anomalite prenatale te shtrihen dhe ne rrethe, jo vetem ne Tirane. Gjithashtu kerkohet edhe trajnimi i specialisteve per zbatimin e metodave bashkekohore, per te shmangur dhimbjet qe i shkakton familjeve ky problem.