Grave saudite që prej mesnatës që lamë pas ju lejohet zyrtarisht të ulen në timon, pasi një ligj historik për privimin e tyre nga drejtimi i një makine është shfuqizuar falë politikave për hapjen e shoqërisë.


Ndryshimi u njoftua shtatorin e kaluar dhe Arabia Saudite lëshoi patentat e para për gratë më parë këtë muaj. Arabia ishte vendi i vetëm i mbetur në botë ku gratë nuk mund të lëviznin dhe familjet duhej të merrnin me qira shoferë privatë për të afërmit e tyre.


Megjithatë, lëvizja vjen në mes të një lëvizje të intensifikuar ndaj aktivistëve që kanë bërë fushatë për të dhënë këtë të drejtë. Të paktën tetë aktivistë të të drejtave të grave po mbahen dhe mund të përballen me gjyq në një gjykatë kundër terrorizmit dhe dënime të gjata priten për ta, thotë Amnesty International.



Ato përfshijnë edhe Loujain al-Hathloul, një figurë e njohur në fushatën për të drejtat e grave. Amnesty gjithashtu ka bërë thirrje për reforma më të gjera në Arabinë Saudite, ku gratë mbeten subjekt i ligjeve për kujdestarinë e meshkujve.


Grupet e të drejtave të njeriut në mbretëri kanë bërë fushatë për vite me radhë për të lejuar gratë të drejtojnë automjetet. Dhjetëra gra u arrestuan për protesta në Riad në vitin 1990 dhe disa gra saudite filluan të publikonin videot e tyre mbi makina në vitin 2008 dhe në midis viteve 2011-2014.


Por tani mijëra gra mund të dalin në rrugë me makiënë. “Është një moment historik për çdo grua saudite”, i tha agjensisë së lajmeve AFP, prezantuesja televizive saudite Sabika al-Dosari.


“Ato ditë të pritjes së orëve të gjata për një shofer kanë mbaruar”, thotë studentja e farmacisë Hatoun bin Dakhil. “Nuk na nevojitet më shoferi.


24 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)