Djali i kreut socialist, Edi Rama, Gregor Rama i ka kërkuar dje në një koment në “Facebook”, kryeministrit Sali Berisha të largohet për t’i lë shqiptarët të marrin frymë lirisht. “Kam filluar të dyshoj që shqiptarët do i krijojnë mundësinë kryeministrit aktual për t’u rikonfirmuar kryeministër. Me gjithë respektin për kryeministrin aktual, një njeri, i cili i ka kushtuar jetën e tij politikës, mendoj që ka ardhur momenti për të kthyer faqen”, shkruan Greg Rama. “Të provuam. Nuk na solle ndonjë gjë të re. 

Fryma e vjetër e heqjes së dritave, e mungesës së ujit, e lidhjeve miqësore për t’u punësuar apo e tifozërisë partiake për të kap vendin e punës, e ka mbajtur Shqipërinë të burgos

ur mbrapa hekurave, të cilat na largojnë çdo ditë e më shumë nga ëndrra jonë për të marrë frymë lirisht”, shkruan Gregu në rrjetin social “Facebook”. “Të rinj, të cilëve u është shkatërruar jeta pa e kuptuar fare ata vetë prej mungesës së kushteve për t’u arsimuar dhe argëtuar, të cilët plaken që në djep, rriten të plakur dhe vdesin të plakur. Do bësh çmos për të mos humbur, por e ke humbur besimin e popullit. Ke humbur gjithçka e nuk ke fituar asgjë. Prandaj largohu dhe meqë e mban veten për babaxhan, mos na pengo dhe ne të tjerëve të jetojmë jetën dhe të shfrytëzojmë Shqipërinë për të realizuar ëndrrat tona. Largohu!”, shkroi dje Gregor Rama. 
(e.m/GazetaShiptare/BalkanWeb)