rama erdoganGrekët nuk e kapërdijnë dot deklaratën e Edi Ramës, se Akropoli është shpëtuar nga një shqiptar.


Mediat e këtij vendi vazhdojnë të sulmojnë kryeministrin shqiptar.


Thepressroom.gr shkruan sot se Rama është kukulla politike e Rexhep Taip Erdogan.


Autoritetet shqiptare provokuan duke shkatërruar shtëpitë që u përkasin grekëve në Himarë, ndërsa kryeministri i Shqipërisë ka provokuar me një postim në Facebook, si përgjigje e një deklarate të Ministrisë së Jashtme greke.


 Një sfidë e shkallëzuar nga Edi Rama, i cili është një kukull politike e Rexhep Taip Erdoganit, në Ballkan dhe Shqipëri, i cili pohon se Himara është shqiptare dhe se Akropoli mbijetoi falë shqiptarëve!– shkruan gazeta greke.