Gjirokaster- Greket i dorezojne shqiptareve Spitalin Ushtarak te Gerhotit ne Gjirokaster. Diten e djeshme eshte zhvilluar dhe ceremonia zyrtare me pjesemarrjen e te dyja paleve. Te pranishem ne kete ceremoni kane qene edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, perfaqesues te larte te pales greke dhe autoritete vendore. Spitali Ushtarak i Gerhotit u cel ne vitin 2004, si pjese e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe asaj greke. Gjate ketyre viteve ne te ka sherbyer nje personel mjekesor grek i perbere nga 34 mjeke, 100 infermiere dhe 96 specialiste te mjekesise. Gjate kater viteve te funksionimit te tij prane ketij spitali jane vizituar falas 17 mije paciente nderkohe qe jane realizuar 40 mije vizita mjekesore. Pacientet e tij kane qene jo vetem efektiva te ushtrise por edhe civile nga Jugu i vendit. Prane ketij spitali kane marre mjekim dhe kura shendetesore 1300 paciente.


B. Kore