Një 4-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi duke u mbytur në pishinë.


Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në një hotel në ishullin Naksos. Mediat greke bëjnë me dije se e mitura, identiteti i të cilës nuk dihet, ndodhej bashkë me të ëmën në një hotel të zonës, ku kjo e fundit punonte.


Në një moment 4-vjeçarja është futur në pishinë për tu larë por nuk ka mundur të dalë e gjallë prej andej. U arrestua pronari i hotelit dhe mirëmbajtësi i pishinës, të cilët akuzohen për mosmbajtje të masave të sigurisë.


Sipas mediave greke, nëna ka treguar se ndodhej në pjesën e poshtme të hotelit, duke hekurosur rrobat, ndërkohë që e vogla i humbi nga sytë. Pas pas dhjetë minutash ajo doli ta kërkojë, por fëmija kishte ndërruar jetë fatkeqësisht.


17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)