ATHINE- Damiano Bollano rreh në burg ish policin që ndodhet i dënuar aty, për vrasjen e 15 vjecarit Aleks Grigoropulos.
24 vjecari shqiptar Damiano Bollano, i arrestuar para disa ditësh dhe i akuzuar si anëtar i organizatës terroriste “Komploti i celulave të zjarrit” u thirr nga prokurori në burgun Domaku ku ndodhet aktualisht, dhe iu komunikua akuza për rrahjen e të dënuarit Epaminonda Korkoneas, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe vuan dënimin në të njëjtin burg.

E vetmja deklaratë që Bollano ka bërë, duke refuzuar për disa minuta përgjigjej, ishte se "si një revolucionar anarkist, kishte një detyrë të kalbte në dru vrasësin e shokut të një ideali”. Damiano Bollanos iu dha masa disiplinore “një vit në burg, pa asnjë pagesë”.

Në sallën e gjyqit, ndodhej edhe ish polici Korkoneas për të dëshmuar mbi incidentin, i shoqëruar nga 3 roje. Gjatë gjithë procesit, në sallë pati tension të madh, pasi Bollano e sulmonte atë me fjalë, sharje e kërcënime.

Dëshmitarët thonë se incidenti në fjalë ndodhi ndërsa ish polici Korkoneas ishte duke folur në peifon. Në këtë cast Damiano Bollano dhe e sulmoi duke e goditur dhe duke e kërcënuar me fjalët “ti do të vdesësh për atë që kë bërë”. Rojet ndërhynë duke i ndarë dhe e zhvendosën ish policin në një tjetër zonë të burgut.

Epaminonda Korkoneas është vrasësi i 15 vjecarit Aleksis Grigoropulos në dhjetor të vitit 2008 në lagjen Eksarkia të Athinës. Episodi në fjalë shkaktoi një valë revoltash në Greqi për disa muaj dhe në cdo përvjetor të 15 vjecarit, vazhdojnë të zhvillohen protesta.
(BalkanWeb)