TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama është takuar sot në Greqi me krerë të Partisë Socialiste Europiane (PES). Burime nga PS bëjnë të ditur se Rama është takuar me kreun e grupit të PES, Martin Schultz, presidentin e PES, Poul Nyrup Rasmussen.
Rama gjithashtu ka vijuar dhe takime me kryeministrin e Austrisë, Werner Fayman si dhe me kryeministrin grek, George Papandreu.

(d.b/BalkanWeb)