GREQI- Në një autostradë në veri të Greqisë u paralizua për disa orë trafiku pasi mijëra bretkosa kanë dalë në rrugë.
Shoferët në autostradën ''Ignatia'', që lidh portin e Selanikut me kufirin turk, në lumin Marica, kanë deklaruar se bretkosat kanë ''pushtuar'' menjëherë rrugën duke shkaktuar disa aksidente trafiku dhe duke e paralizuar atë.

Policisë rrugore iu deshën disa orë për largimin e bretkosave nga autostrada. Ekspertët nuk kanë arritur ende ta sqarojnë këtë fenomen jo të përditshëm.
(m.a/mia/BalkanWeb)