Policia greke ka sekuestruar 18 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa pranë doganës së Kapshticës në tokën greke. Lidhur me këtë rast të trafikut të drogës janë arrestuar tre shqiptarë të moshave 22 vjeç, 26 vjeç dhe 27 vjeç, por identiteti i tyre nuk është bërë i ditur. Autoritetet njoftuan se shqiptarët po ecnin në këmbë dhe do të kalonin ilegalisht kufirin. Ata e kishin fshehur drogën në dy çanta të zeza të ndarë në 10 pako. Policia e shtetit fqinj sekuestroi edhe 760 Euro, 18 Dollarë, 2 telefona celularë dhe 4 karta SIM. 19 Ndiqni Shqiptarja.com në Facebook dhe në Twitter TAG: greqi trafik droge