Kriza ekonomike ne Greqi ka gjunjezuar edhe nje tjeter gazete historike te vendit.

Borxhet e medha kane detyruar dje botuesin e se perdishmes Apogjevmatini Kostas Sarandopoulos te terheqe kerkesen e dorezuar ne gjykate per perfshirjen ne nenin 99 te Kodit te falimentimit permes te cilit i jepet kohe per te zgjidhur keto borxhe.

Ne pasditen e se martes ai u ka deklaruar stafit drejtuesgazetareve dhe te punesuarve qe kishin disa dite ne greve se gazeta mbyllet perfundimisht dhe se nuk do te marrin asnje demshperblim.

Eshte gazeta e dyte historike greke qe mbyllet brenda nje viti per arsye ekonomike. Apogjevmatini ishte nje gazete konservatore e perditshme qe mbeshteste prej periudhes se postdiktatures ne vitin 1974 partine Demokracia e Re dhe botohej ne te gjithe Greqine.

Numri I pare I saj ka dale ne 20 tetor te vitit 1952ndersa ka arritur tirazhin me te madh ne vitin 1974.

Ne dekaden e fundit gazeta eshte bere e njohur edhe ne Shqiperi per arsye te artikujve te saj investigative lidhur me poliagjentin grek njeriun me 1000 fytyra te implikuar edhe ne firmat piramidale shqiptare Apostolos Vavilis.