GREQI- Shqiptarja Evangeli Zhanga ka pranuar para gjykatës së se ka vrarë biznesmenin grek Tasos Tsagaropoulos, dhe më pas e ka murosur në vaskë.
Pas pranimit të këtij fakti, mësohet se shqiptarja Evangeli Zhanga ka vepruar me dy bashkëpunëtorë për realizimin e këtij krimi, njeri prej të cilëve ishte shqiptar.
Evangeli Zhanga njihet me disa emra, dhe është e kërkuar nga Interpol Tirana.
Po kështu, shqiptarja Evangeli Zhanga akuzohet edhe për vrasjen e bashkëshortit të saj në Sarandë, si dhe njihet si “vejusha e zezë” për mashtrime dhe vrasje të burrave.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)