Greta Garbo nuk ishte vetëm aktorja e adhuruar nga meshkujt. Në jetën e saj shpesh të vetmuar, ajo pati tërheqje dhe nga femrat. Mercedes de Acosta është një prej tyre. Poetja dhe kostumografja spanjolle-amerikane është e njohur për historitë e saj të dashurisë me aktore të njohura si Marlene Dietrich, Eleonora Duse, Isadora Duncan. Por biografët shkruajnë se gruaja që ajo deshi më shumë ishte Garbo.


Shumë gazetarë apo biografë kanë pritur prej kohësh për letrat e dashurisë mes Garbos dhe Mercedes, por publikimi i tyre kohë më parë, do ti zhgënjente, pasi ishte e vështirë të shihje shenja lesbizmi. Megjithatë shumë besojnë se lidhja mes tyre ishte një histori dashurie. Ato u takuan në vitin 1931 dhe De Acosta u fiksua shpejt pas Garbos. Një obsesion që vazhdoi deri në fund të viteve 1960, kur De Acosta publikoi kujtimet e saj dhe shkroi shumë faqe të tëra për Garbon.


Marrëdhënia e saj me Garbo-n shpesh është përshkruar si dashuria e jetës së saj. Të dyja kanë ndenjur bashkë në periudha të gjata gjatë jetës, duke bërë pushime në vende të ndryshme. Por e gjithë kjo histori sërish ngjall dyshime për kritikët. Në vitin 1944 thuhet se lidhja e tyre mori fund sërish. Garbo i shkruante de Acostas që të mos i dërgonte më poezi, apo letra ku i shprehte dashurinë.


Poema e fundit, e njohur, e shkruar nga de Acosta për Garbon, u shkrua po atë vit. Por ndryshe nga Garbo, de Acosta mbeti e dashuruar me aktoren gjatë gjithë jetës së saj.


Hapja e koleksionit të letrave të saj 10 vjet pas vdekjes do të nxirrte në pah këtë histori. Në vitin 2000 në Muzeun Rosembach do të ekspozohej një kuti me letrat dhe shkrimet që Garbo i shkroi De Acosta-s, nga viti 1931 deri në vitin 1960, por ishte e vështirë të gjeje në ato letra detaje që tregonin që mes tyre kishte një histori pasioni. Garbo ishte i ftohtë dhe e rezervuar në letrat e saj.


Në vitin 1960 Mercedes De Acosta ia shiti letrat për Garbon Muzeut  Rosenbach, me të drejtën që, të rrinin të mbyllura 10 vjet pas vdekjes së Garbos. Kutia që përmbante 88 letra, telegrame dhe karta u hap në prill të vitit 2000, por asgjë nuk zbuloi se kishte një marrëdhënie intime mes dy grave. Garbo dhe Mercedes de Acosta takuan herën e parë në vitin 1931 dhe kaluan pushimet bashkë në Sierra Nevada. Pak vite më vonë, pasioni mes tyre nuk do të ishte aq i madh, ndoshta nga këmbëngulja e Mercedes për të qenë gjithë kohës bashkë.


16 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)