Deputeti i qarkut të Vlorës dhe kryetari i PS-së në këtë qytet, Eltar Deda është dërguar me urgjencë në spital për shkak se gjendja e tij shëndetësore është rënduar së tepërmi. Ai ka shfaqur probleme me tensionin dhe ka pasur dhimbje të forta në stomak, çka ka detyruar mjekët ta dërgojnë në spitalin infektiv në QSUT për mjekim.



Greva e urisë e deputetëve e mbështetësve të opozitës hyri sot në ditën e 19-të. Gjendja e grevistëve, të vendosur në bulevard, para godinës së kryeministrisë vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërçit politik.

62 grevistë janë shtruar në spital.