E premte e zezë, për të thënë të paktën, për linjën ajrore Ryanair. Në mes të sezonit të verës, pilotët e pesë vendeve europiane, Belgjika, Suedia, Irlanda, Gjermania dhe Holanda kanë vendosur të ndalojnë, duke detyruar linjën ajrore me kosto të ulët për të anuluar qindra fluturime. Megjithatë, sipas informacionit të fundit të marrë nga Ryanair, më shumë se 2.000 fluturime, që do të thotë rreth 85% e atyre që planifikohen, do të kryhen pa probleme.


“Ne ende duam të kërkojmë ndjesë për klientët e përfshirë në këtë ndërprerje të panevojshme të fluturimeve dhe ne kërkojmë nga sindikatat të vazhdojnë negociatat, në vend që të bëjnë thirrje për greva të pajustifikuara”, shkruan kompania irlandeze në Twitter.


10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)