Studentet e vitit te trete te deges Infermieri ne universitetin e Gjirokastres, te cilet prej tri javesh kane bojkotuar mesimin, rrezikojne te humbasin shkollen e larte. Prej tri javesh studentet e Infermierise se Universitetit "Eqrem Cabej" kane bojkotuar leksionet dhe seminaret, ne shenje solidarizimi me shoket e tyre te cilet kane perfunduar ciklin tre vjecar ne kete dege, per sa i takon kerkeses per diplomat universitare. Paralajmerimi eshte bere nga rektorati i universitetit dje. Sipas drejtuesve te tij, studentet e Infermierise te cilet kane bojkotuar mesimin rrezikojne te mos hyjne ne provimet universitare, ne perfundim te semestrit te pare per kete vit akademik. Kjo, sepse kohezgjatja e bojkotit te procesit akademik, eshte gati sa gjysma e gjithe programit mesimor per semestrin e pare te kesaj dege. Perpara disa javesh studentet, te cilet kane perfunduar studimet 3-vjecar ne degen e Infermierise ne Universitetin "Eqrem Cabej" te Gjirokastres, kane bojkotuar marrjen e dokumentit te diplomes universitare. Rreth 100 studentet te cilet kane perfunduar ciklin e pare te studimeve ne Infermieri, sipas sistemit te Bolonjes, nuk kane pranuar te terheqin dokumentin e diplomes, pasi pretendojne se nuk ka elemente sigurie.


B.Kore