Antoine Griezmann është zgjedhur si lojtari më i mirë i finales së Luzhnikit, ku Franca triumfoi me rezultatin 4-2.


Sulmuesi dha gjithçka në këtë takim, duke bërë liderin te skuadra franceze, ndërsa shënoi edhe golin e dytë me 11-metërsh


Ka qenë ai që ka provokuar autogolin e Mandzukic, si dhe ka shënuar nga pika e bardhë po në pjesën e parë. Pas ndeshjes, ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë fjalët për të përshkruar triumfin më të madh të karrierës së tij.


Nuk e di ku jam. Por di të them që jam shumë i lumtur, shprehet Griezmann. Bëmë një lojë shumë të mirë. U rritëm hap pas hapi dhe arritëm kulmin në pjesën e dytë.


Kemi punuar fort, dhe në fund kemi triumfuar. Jam shumë i lumtur që do të kthehemi me trofeun në Francë. Sot do të fle unë me Kupën e Botës.


15 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)