Vorska Poltava, skuadra e kategorisë elitare në Ukrainë, ka blerë edhe një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për mbrojtësin Robert Grizha, i cili ka firmosur një kontratë trevjeçare me skuadrën e re. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri Nexhmedin Haxhiu, që falë lidhjeve të tij ka ndihmuar në ndërtimin e një "kolonie" shqiptarësh në Vyschia Liga. "Mbrojtësi Robert Grizha ka firmosur kontratë trevjeçare me skuadrën e Vorsklas", bëri të ditur Haxhiu për të përditshmen kosovare "Express". Me transferimin e Robert Grizhës te Vorskla, numri i lojtarëve shqiptarë në këtë ekip është shtuar në katër, pas Armend Dallkut, Debatik Currit dhe Ahmed Jonuzit. Më parë Grizha ka mbrojtur ngjyrat e Partizanit dhe Besëlidhjes së Lezhës. Menaxheri Haxhiu ka konfirmuar transferimin në Ukrainë edhe të mesfushorit kosovar Shpëtim Babaj. Të martën, ish-lojtari i Besës, që gjatë merkatos së janarit u bë pjesë e kontingjentit të Teutës vetëm për pak ditë, ka nënshkruar kontratë me Zorian.