Trajneri i Stuttgartit, Christian Gross, ka shfaqur moral para takimit kundër Barcelonës që zhvillohet të mërkurën mbrëma, duke thënë se eliminimi i Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën e tij.

Stuttgarti udhëton në Camp Nou me një barazim 1-1 nga ndeshja e parë në Mercedes Benz Arena, dhe gjasat për kualifikim janë minimale. Sidoqoftë, gjermanët janë plot motivacion para sfidës.

"Ne mezi e presim ndeshjen, pasi që jemi tejet të motivuar. është absolutisht e mundshme që ne të luajmë 90 minuta në Camp Nou, si në 45 minutat e ndeshjes së parë".

"Një fitore ndaj Barcelonës, do të ishte arritja më e madhe në karrierën time si trajner", ka thënë Gross.