Nëna së bashku me dy vajzat në makinë aksidenton një kalimtar në afërsi të ish- Ekspozitës, Tiranë dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Gruaja 42-vjeçe me inicialet K.I., thuhet se është ndihmuar nga miku i saj për tu arratisur.


Për pasojë, policia raporton se ka arrestuar shtetasin Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe gjithashtu ka nisur hetimin ndaj dy motrave K. I., 19 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.


Burimet zyrtare sqarojnë se rreth orës 11:00 të së hënës, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I., 42 vjeçe,  duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtetasi Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa vajzat e saj nuk kanë kallëzuar ngjarjen. Policia po punon për kapjen e shtetases K. I. dhe  vajzave të saj, pasagjereve në automjet.


19 qershor (gazeta-Shqip.com)