Mediat greke ishin të parat që dhanë lajmin se grabitësi i vrarë jo shumë larg pistës së aeroportit Nënë Tereza, është Admir Murataj, i arratisur nga burgu i Trikalas në vitin 2017.


Për disa orë identiteti i viktimës mbeti i pakonfirmuar nga policia e Shtetit, por në orën 11:00 kur bashkëshortja e tij ka dalë nga morgu i Tiranës, e ka konfirmuar se policia ka qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, Admir Muratajn.


Sipas saj, trupi i përket Admir Muratajt, por pohimi i saj ende nuk është i mjaftueshëm.


Deri më tani janë ezauruar 5 nga 8 elementët e identifikimit, ndërkohë ende pritet analiza e ADN-së.


Admir Murataj është organizatori i tre grabitjeve të blindave me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit u dënuan pak ditë më parë.

































Ndërkohë në këto foto, shihen të afërmit e tij, vëllai dhe bashkëshortja pranë morgut në pritje të kqyrjes së trupit dhe pasi e kanë parë viktimën.


Na kanë thirrur që ta shohim nëse është vëllai im apo jo. Nuk e dimë ende. Sot e morëm vesh ngjarjen dhe shkuam vetë në polici, tha Cen Murataj para se të futej në morg për të verifikuar identitetin e viktimës.


Por, pasi doli nga morgu edhe ai e konfirmoi se trupi i përkiste të vëllait.