Grupi që ka kënduar një nga këngët më të famshme në botë, "Straitway to Heaven", po akuzohet se ka vjedhur vijën melodike të saj.

Anëtarët e rok grupit Led Zeppelin janë paraqitur në dhomën e gjyqit për ta mohuar se kanë vjedhur këngën e tyre hit të vitit 1971, shkruan BCC.

Kitaristi Jimmy Page dhe këngëtari Robert Plant kanë thënë në gjykatë se kënga nuk është e huazuar.

Ata akuzohen se notat e para të këngës i kanë vjedhur nga Taurus, një melodi muzikore e vitit 1967 e grupit Spirit.

Në seancën gjyqësore, avokati i palës paditëse ka thënë se Page dhe Plant ishin që të dy performues të mahnitshëm dhe muzikantë të jashtëzakonshëm, mirëpo kishin marrë muzikën e njerëzve të tjerë dhe kishin provuar ta shisnin si të veten.

Ndërsa avokati i grupit, Robert Anderson, ka insistuar se Led Zeppelin e kishin krijuar vetë këngën "Stairway to Heaven", pa i marrë askujt vijën melodike.