Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka bërë me dije se grupi parlamentar demokrat do të krijojë parti të re në shtator.


I ftuar në emisionin Real Story në News24, Valteri tha se 11 deputetët e grupit parlamentar demokrat janë ish- funksionarë të PD dhe kanë kontaktuar me votuesit dhe me ish- kryetarët e PD që Basha i nxori jashtë listave.


valteri-770x447


Më tej deputeti theksoi se ka kontakte të përditshme me strukturat dhe së shpejti do të jetë partia e re.


Në fakt diçka e tillë është e paralajmëruar pasi besohet se do të jetë Murrizi ai që do e krijojë partinë e re.


Keni parë marrëveshjen e 17 majit. Jemi produkt i asaj marrëveshjeje. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është as për Halitin, as për Andin. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, është popullore. Nuk e di pse i trembet Basha, Rama dhe Kryemadhi.


11 deputetët e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë funksionarë në PD, të ardhur nga baza e PD. Kanë kontakte me bazën dhe votuesit. Kanë kontaktuar me ish- kryetarët e PD. Punojnë çdo ditë me strukturat. Do ketë parti tjetër. Do lançohet në shtator“, tha Valteri.